Turneu i futbollit të vogël “Tournamet Prishtina Cup 2022” po afrohet, interesimi është i jashtëzakonshëm

Futboll

Turneu i futbollit të vogël “Tournamet Prishtina Cup 2022” po afrohet, interesimi është i jashtëzakonshëm

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:13
Turneu i futbollit të vogël

Në fundit na pret spektakël në futboll të vogël në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Edhe sivjet organizohet turneu  “Tournamet Prishtina Cup 2022”, i cili zgjon interesim të jashtëzakonshëm te adhuruesit e sportit në Kosovë.

Ky turne organizohet nga e ish-futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni, Bajram Murturi dhe Lulëzim Berisha.

Turneu nis nga data 24 dhe do të zgjas deri me 30 dhjetor e ku organizatorët konfirmojnë për "Shqip" se interesimi për pjesëmarrje është tejet i madh.  

Organizatorët kanë menduar për të gjitha kategoritë derisa hapësira do të kenë edhe moshat U13 e U15, pastaj ekipet e senioreve femra, meshkujve, mediat si dhe personat me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat