Fajëson trajnerin

Futboll

Fajëson trajnerin

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:20
Shvajnshtaiger

Bastain Shvajnshtaiger nuk i ka kursyer kritikat ndaj trajnerit të përfaqësueses gjermane Hansi Flik pas eliminimit surprizë në fazën e grupeve.

“Flik duhet të fajësojë veten mbi këtë turp për kombin tonë.

Në duelin e parë ndaj Japonisë mori guximin të zëvendësonte dy lojtarë me peshë në ekip si Gyndoan dhe Myler e më pas të gjithë e dimë verdiktin final. Nuk mund të mbaj të njëjtin qëndrim në përplasjen me Spanjën. Në atë sfidë u tregua i zoti me lëvizjet e kryera.

Ndaj Kosta Rikës gaboi sërish, duke i dhënë hapësirë veprimi kundërshtarit, si rrjedhojë erdhën edhe golat e pësuar në portën e Nojerit.

Ekipit në takimin e fundit i mungoi zjarri dhe lakmia për të shkuar më tepër pranë portës mike, ai zjarr që ushqehet dhe transmetohet nga trajneri përkatës”, përfundoi Bastai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat