Përkeqësohet gjendja e Peles

Futboll

Përkeqësohet gjendja e Peles

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:01
Përkeqësohet gjendja e Peles

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit brazilian, Pele. Reuters raporton se Pele është futur në terapi intensive, pasi kimioterapia nuk pati sukses.

Pele është diagnostikuar prej kohësh me kancer në zorrën e trashë. 82-vjeçari u shtrua në spital të martën për të bërë kontrollet mbi përparimin e kancerit.

Më pas, u zbulua se ai kishte edhe një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Kjo ka bërë që kimioterapia të mos funksionojë. Ndaj legjenda e Brazilit u shtrua në terapi intensive.

Tashmë të gjithë presin të mësojnë nga burimet zyrtare në spital se si është gjendja e ish-sulmuesit të famshëm, teksa më parë nga institucioni ishte raportuar se gjendja e tij isht stabël dhe me organet jetësore që funksiononin normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat