Ta ha zemrën, festa e Granit Xhakës me Shaqirin

Futboll

Ta ha zemrën, festa e Granit Xhakës me Shaqirin

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 22:18
Festa e Granit Xhakës me Shaqirin

Zvi cra preu biletën në 1/ 8-at duke mundur në përballjen direkte Serbinë me një ndeshje, që ashtu siç pritej, fitohet mes tensionit.

Feston skuadra e Murat Jakin falë 3-2 e firmosur nga golat e Shaqirit, Embolosë dhe Frojlerit dhe të martën do të sfidojnë Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

Ndërsa Vlahoviç me shokë kthehen në shtëpi pas 8 golave të pësuar në 3 ndeshje dhe e mbyllën në vendin e fundit në grup. Helvetët u kualifikuan, por jo edhe aq thjesht, sepse në pjesën e parë, ballkanasit përmbysën për momentin.

Gëzimi ka qenë i madh jo vetëm për Shaqirin, por edhe për Granit Xhakën, kjo shihet qartë te festa e golit të parë.  

Një buzëqeshje vezulluese në fytyrën e tij, teksa përqafon bashkëkombasin e tij dhe i drejtohet me fjalët: “Ta ha zemrën“.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat