Shkëndieja e Tetovës të dielën në Shkup përballë Makedonija Gj.P

Futboll

Shkëndieja e Tetovës të dielën në Shkup përballë Makedonija Gj.P

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 23:44
Shkëndieja e Tetovës të dielën në Shkup përballë Makedonija Gj.P

Shkëndieja e Tetovës të dielën në Shkup përballë Makedonija Gj.P. zhvillojnë përballjen e fundit kampionale pët vitin 2022.

Shkëndija do të jetë udhëtuese të dielën, kur xhiroja e 17-të sjell transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup.

Fakti që në xhiron e 18-të e cila në program është më 11 dhjetor Shkëndija është e lirë, nënkupton se kuqezinjtë pikërisht ndaj Makedonija Gj.P. do të zhvillojnë duelin e fundit për vitin 2022. 

Skuadra shkupjane si fituese e Kupës së sezonit të shkuar dhe pjesëmarrëse në garat e Evropës këtë kampanjë nuk është në nivelin e pritjeve. Largimi i mesfushorit Sefer Emini, që ishte truri i skuadrës ka në lënë boshllëk të madh në ekipin e drejtuar nga Muharrem Bajrami dhe gjithë kjo ka reflektuar edhe në rezultatet e Makedonija Gj.P.. Vetëm 17-të pikë në 14-të ndeshje (4 fitore, 5 barazime dhe 5 disfata) janë pak për një ekip që sunonte pozitat e para në renditje.

Këtë sezon Shkëndija dhe Makedonija Gj.P. janë përballur një herë kur në kuadër të xhiros së 6-të në Tetovë rezultati ishte 1:1.

Skuadra

Trajneri Qatip Osmani në dispozicion ka gjithë futbollistët dhe mungesa e vetme është Sabit Bilalli që vuan pezullimin. 

Transmetimi

Makedonija Gj.P.-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në televizionin shtetëror MTV dhe platformën Arena Sport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat