Trajneri i Senegalit në dyshim

Futboll

Trajneri i Senegalit në dyshim

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:50
Trajneri i Senegalit në dyshim

Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, mund të humbasë ndeshjen e 1/8 të finales së Kupës së Botës, pasi është sëmurë.

Ai nuk u paraqit as në konferencën para ndeshjes shkaku, teksa u konfirmua se nuk po ndjehet mirë me shëndet.

Kampionët e Afrikës do të përballen me Anglinë në këtë fazë. Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte, teksa fituesi do të kalojë në çerekfinale.

Drejtuesit e çdo ekipi e kanë për detyrë të paraqiten në konferencë një ditë para ndeshjes, teksa Cisse u zëvendësua nga ndihmësi i tij, Regis Bogaert.

 “Ai [Cisse] është i sëmurë prej disa ditësh. Ai na la të merremi me stërvitjen dje, padyshim me udhëzimet e tij për lojtarët. Shpresojmë që ai të jetë në gjendje të vijë dhe të jetë në pankinë me lojtarët”, tha Bogaert.

“Mund të konfirmoj se ai është i sëmurë dhe ka pak temperaturë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm me situatën e tij”, shtoi ai.

Edhe pse Anglia është favorit për të kaluar në raundin tjetër, Bogaert i ka bërë thirrje futbollistëve senegalezë që të frymëzohen nga fitoret befasuese të Kamerunit dhe Tunizisë ndaj Brazilit e Francës.

“Mesazhi është i fortë, ne kemi parë që Kameruni mund të mposht Brazilin dhe Tunizia mund të mundë Francën, kështu që ne e dimë se Senegali mund të mposht Anglinë. Kjo është ajo që ne synojmë. Ky është një mesazh i rëndësishëm”, deklaroi Bogaert.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat