Çfarë thotë Batatina?

Futboll

Çfarë thotë Batatina?

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:35
Batatina: Llapi nuk rrezikon aspak rënien

Llapi ka pësuar humbjen e radhës, pasi në shtëpi është mposhtur nga Ballkani me rezultat 0-3.

Llapjanët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe këtë e pranon trajneri Tahir Batatina.

Ai ka thënë se kanë pranuar gola shumë të lehtë, teksa e pranon se Ballkani mori fitore me meritë.

“Ndoshta e respektuam shumë kundërshtarin duke qenë se kanë një ekip të mirë. Nuk i konkretizuam rastet në pjesën e parë dhe pësuam një gol të lehtë”.

“I kemi pranuar dy gola të lehtë, por duhet të pranojmë se Ballkani me meritë e fitoi ndeshjen. Gabimet në defensivë ishin fatale pasi pranuam gola shumë të lehtë. Gjithsesi ky është futbolli dhe duhet të punojmë për ndeshjet e radhës”, tha Batatina.

Tutje tekniku i bardhekaltërve thotë se Llapi nuk është nisur për titull, por nuk që nuk rrezikon as rënien.

“Llapi nuk është nisur për kampion, ta shohim. Sezoni vjeshtor përfundoi të shohim se çfarë do të ndodhë në pranverë. Do të bëjmë disa transferime dhe Llapi nuk lufton për mbijetesë, por lufton për pozitat e para”.

“Askush nuk e ka të garantuar që jeton e lë më Llapi të mbetet në ligë, por besoj që nuk rrezikojmë për rënie”, u shpreh Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat