Pse të gjithë po flasin për gruan e Lionel Messit pas ndeshjes së djeshme

Futboll

Pse të gjithë po flasin për gruan e Lionel Messit pas ndeshjes së djeshme

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 19:31
Pse të gjithë po flasin për gruan e Lionel Messit pas ndeshjes së djeshme

Edhe pse ndeshja e futbollit mes Argjentinës dhe Australisë mori përfundimin e saj, fitoren e Argjentinës, njerëzit nuk reshtin së foluri për gruan e futbollistit Messi.

Antonella Roccuzzo, në shoqërinë e fëmijëve të saj, brohoriti me entuziazëm nga tribunat e Katarit për të mbështetur bashkëshortin e saj të dashur.

Për atë rast bukuroshja Antonella ka veshur një bluzë lejla, një fanellë me numrin e bashkëshortit të saj dhe fotot e paraqitjes së saj mbrëmë janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Image

Edhe pse ndeshja ka përfunduar, njerëzit po shpërndajnë masivisht fotot e Antonella Roccuzzo në Twitter.

Duket sikur bukuroshja argjentinase ka lënë përshtypje pozitive si te meshkujt ashtu edhe te femrat, ndaj shumë njerëzve në Twitter nuk mund ta besojnë sa e bukur është ajo.

“Zoti im, sa e bukur është ajo”, “Një ditë më zgjohem dhe nuk do të jem Antonella Roccuzzo”, “Ajo është një grua e vërtetë”, ishin vetëm disa nga komentet.

Teksa Antonella brohoriste nga tribuna në Katar, shikuesit vunë re një detaj interesant që tërhoqi vëmendjen, ishin tatuazhet në pëllëmbët e saj që paraqesin emrat e djemve të saj me Leo – Thiago (10) dhe Mateo (7) përveç të cilëve ajo ka edhe Ciro më i ri (4).

Meqë ra fjala, Messi dhe Antonella janë bashkë që nga viti 2008 dhe janë martuar që nga viti 2017. Ata u martuan në një hotel luksoz në Rosario, qyteti nga vijnë të dy.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat