Formacionet e Angli - Senegal

Futboll

Formacionet e Angli - Senegal

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 19:32
Formacionet e Angli - Senegal

Anglia dhe Senegali nuk janë ndeshur kurrë më parë, por sonte do të përballen mes tyre në “Al Bayt Stadium” për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku i pret Franca. “4-1-2-3” është rreshtimi i “Tre Luanëve”, ndërkohë që kampionët e Afrikës përgjigjen me skemën “4-4-1-1”. Gareth Southgate i ka dhënë një fanellë titullari Phil Foden, yllit të Manchester City.

22-vjeçari shënoi golin e parë në një Botëror në triumfin 3-0 ndaj Uellsit dhe sonte do të formojë treshen ofensive me kapitenit Harry Kane dhe Bukayo Saka. Mungon ndërkohë Raheem Sterling, i cili nuk ndodhet as në stol si pasojë e disa problemeve familjare. Konfirmohet titullar edhe Jordan Henderson, kapiteni i Liverpoolit, i cili e nisi nga minuta e parë duelin ndaj Uellsit.

Dy ndryshime ka bërë Aliou Cisse në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Ekuadorit, i ndikuar edhe mungesa e Idrissa Gueye (i pezulluar me kartonë).

Trajneri afrikan ka ulur në stol Pape Gueye të Marseille dhe u ka dhuruar nga një fanellë titullari Krepin Diatta, 23-vjeçarit të Monacos, dhe Nampalys Mendy, mesfushorit që aktivizohet në Premier League me Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat