“Kërcënon” Francën

Futboll

“Kërcënon” Francën

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:06
“Kërcënon” Francën

Anglia kaloi me sukses provën në fazën e 1/8-tave në Katar 2022 teksa mposhti me rezultatin 3-0 Senegalin. Tre Luanët nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim kualifikimin ndërsa tashmë në çerekfinale, vjen prova e vërtetë, ajo përballë Kampionëve në fuqi të Francës.

Megjithatë, mesfushori Declan Rice nuk i druhet aspak përballjes me “Gjelat” ndërsa thekson se janë të tjerët ato që duhet t’i frikësohen një përballje me Anglinë.

“Kombëtaret e tjera të mbetura në garë tashmë duhet të fillojnë dhe të na e kenë frikën. Ne jemi një skuadër e madhe, por nuk po na i japin të gjitha meritat që na takojnë. Kur skuadrat e tjera si Argjentina apo Holanda fitojnë me lehtësi ndeshjet e tyre, theksohet fakti se janë shumë të forta ndërsa e kundërta ndodh me ne”, u shpreh Rice.

Sfida kundër Francës është planifikuar të luhet të shtunën më datë dhjetë dhjetor duke nisur nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat