Çudia në Kupën e Botës

Futboll

Çudia në Kupën e Botës

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:30
Çudia në Kupën e Botës

Në Kupën e Botë gjithçka mund të ndodhë e nuk duhet neglizhuar në asnjë aspekt.

Edhe pse e di se ka të bëjë me profesionistë, arbitri Hezus Valencuela dhe asistentët e tij kanë bërë një gabim duke mos kontrolluar si duhet lojtarët për ngjyrat e përdorura dhe bizhuteritë.

Si në rastin e Zhyl Kundes, që për 42 minuta qëndroi në fushë me një zinxhir në qafë. Mbrojtësi ishte i fokusuar te ndeshja dhe e ka harruar varësen për të cilin kryesori venezuelian është vënë në dijeni për vetëm në minutën e 41-të të takimit kur 24-vjeçari po ekzekutonte një rivënie anësore.

Pikërisht vrojtuesi i ka vënë në dukje arbitrit. Dihet që varëset, byzylykët e unazat janë në listën e objekteve të ndaluara dhe arbitri ka vrapuar t’i kërkojë Kundesë që ta heqë. Duke parë veprimin e lojtarit ai mund të gjobitet, teksa përjashtohet mundësia e ndonjë sanksioni më të rëndë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat