Kërcënon titullarin e Francës

Futboll

Kërcënon titullarin e Francës

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:01
Kërcënon titullarin e Francës

Franca kaloi pa shumë vështirësi Poloninë në fazën 1/16 të Kupës së Botës dhe tani përgatitet për çerekfinalet ndaj Anglisë. Por trajneri Didier Deshamp nuk ka qenë plotësisht i kënaqur. Jo nga loja, por nga një episod i çuditshëm që ndodhi gjatë sfidës.

Mbrojtësi i djathtë, Zhyl Kunde, kishte dy zinxhir ari në qafë gjatë ndeshjes dhe askush nuk e kishte kuptuar derisa u krye një rivënie anësore në minutën e 42-të. Vijërojtësi pranë tij e sinjalizoi që ta hiqte dhe ai ia doli me ndihmën e një prej pjesëtarëve të stafit.

Një episod që nervozoi jo pak Deshamp në fushë, teksa ai konfirmoi pakënaqësinë e tij ndaj lojtarit edhe pas ndeshjes duke folur për mediat. “Ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë.

Ai gjithashtu nuk mund të luajë me syze dielli apo orë, nuk lejohet. Mendova se e kishte hequr, por padyshim që nuk ishte kështu. Ky është faji ynë. Pas ndeshjes i thashë: ‘Ti je me fat që nuk më qëndrove përballë, përndryshe…’

Nuk e di se për çfarë është ky zinxhir. E di që është pak supersticioz, i vesh edhe në stërvitje. Por nuk e di kuptimin”, tha trajneri i Francës rreth titullarit të mbrojtjes të skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat