Zylbehari: Të jesh kapiten kundër Serbisë...

Futboll

Zylbehari: Të jesh kapiten kundër Serbisë...

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:30
Zylbehari

Faton Zylbehari ishte i ftuar në emisionin “Dueli Botëror”. Ai ka folur sa i përket Granit Xhakës dhe arritjeve që ka bërë ky i fundit.

“Ne nuk e dimë sa i madh është Xhaka, çfarë karakteri ka. Të jesh kapiten në një ndeshje si kjo me Serbinë, pa qenë te Kosova apo Shqipëria, do të thotë shumë.

Të jesh kapiten te Arsenali do të thotë po shumë. Të fitosh dashurinë e herës së parë është e lehtë pak, tifozët mund të kenë pëlqim ndaj teje.

Por pas përplasjeve që kishte me tifozët e Arsenalit, Xhaka u kthye për t’i rifituar dashurinë për herë të dytë. Kjo tregon fare mirë karakterin e këtij lojtari”, tha Zylbehari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat