Refuzimi ndaj Barcelonës

Futboll

Refuzimi ndaj Barcelonës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:10
Refuzimi ndaj Barcelonës

Cesar Azpilicueta është një nga futbollistët emri i të cilit u lakua së tepërmi në merkaton e verës si një nga lojtarët e mundshëm që do të përforconin organikën e Barcelonës për sezonin e ri.

Megjithatë, vetë futbollisti spanjoll që është pjesë e Spanjës në Botëror, theksoi nuk i shkoi kurrë në mend të tradhtonte Chelsea-n, skuadër e së cilës është prej 10-vitesh.

“Mora një ofertë nga Barcelona nga e cila në fakt mund të fitoja më shumë, por përgjegjësia ndaj një klubi që më ka hapur dyert prej 10-vitesh, bëri që ta refuzoja.

Unë te Chelsea ndihem një kapiten dhe jam në shtëpinë time. Nuk doja t’i ktheja kurrizin klubit të Chelsea-t, edhe pse unë nuk e dija se çfarë mendonin për mua pronarët e rinj”, u shpreh Azpilicueta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat