Festoi si pinguin

Futboll

Festoi si pinguin

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:01
Festoi si pinguin

Maroku eliminoi Spanjën pas goditjeve të 11-metërshave dhe penalltinë e fundit, që i siguroi kualifikimin përfaqësueses afrikane e shënoi Achraf Hakimi, i cili festoi në një mënyrë të veçantë, duke imituar pinguinin.

Të shtunën e kaluar, ai kishte zbuluar për spanjollen MARCA se i ndryshon festimet në varësi të bisedave që bën me miqtë e tij.

Imitimi i pinguinit i përgjigjet një shakaje mes lojtarit të rritur në akademinë e Realit dhe Sergio Ramosit, i cili në “Parque des Prínces” i referohet Mbappesë si një “pinguin”.

Marrëdhënia mes Achraf Hakimit dhe Mbappésë ka qenë e jashtëzakonshme që kur marokeni zbarkoi në Paris.

Ka shumë prova për këtë, e fundit vizita e Mbappesë në hotelin ku ishte grumbulluar Maroku në prag të duelit me Spanjën.

Francezi foli me shokun e tij të skuadrës në klub dhe i uroi fat para përballjes me “La Rojan”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat