Neymar: Kisha dyshime

Futboll

Neymar: Kisha dyshime

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:02
Neymar: Kisha dyshime

Autori i një prej golave gjatë fitores 4-1 kundër Koresë së Jugut, Neymar pranoi se kishte frikë se ndoshta nuk do të kthehej në kohë për Kupën e Botës Katar 2022, pasi ylli brazilian pësoi një dëmtim në ligamentin anësor të kyçit të këmbës së djathtë.

Në një intervistë për “SporTV”, numri 10 tha se e kishte kaluar natën duke qarë kur problemi i tij u konfirmua.

“Sigurisht, kishte shumë frikë për dëmtimin. Unë kisha bërë shumë mirë, një sezon shumë të mirë, dhe të pësoj një dëmtim gjatë Kupës së Botës është shumë e vështirë. E kalova natën duke qarë, familja ime e di por në fund ia vlejti mundimi.

Atë ditë kam qëndruar deri në orën 11 të mëngjesit duke u trajtuar me fizioterapistin dhe në ditët e tjera deri në orën 5-6 të mëngjesit. Të gjitha vuajtjet janë të vlefshme se mund të kurorëzojmë një titull.

Kisha dyshime edhe frikë, por kisha të gjithë mbështetjen nga familja dhe miqtë. Mora shumë mesazhe të mira, më dërguan energji të mira. Kjo më ngushëlloi shumë. Nuk mund t’i falenderoj të gjithë me mesazhe, por do të përpiqemi që Brazili të fitojë Kupën e Botës”, është shprehur Neymar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat