Asllani: Jam pak i mërzitur

Futboll

Asllani: Jam pak i mërzitur

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:32
Asllani: Jam pak i mërzitur

Një rast i humbur kushton shumë! Pavarësisht se ka makthe dhe kujtime të këqija, Asllanit në Itali vazhdojnë t’i kujtojnë mundësinë e shpërdoruar kundër Barcelonës. Për fatin e mirë Interi kaloi sërish më tej dhe ai gol i munguar, nuk i prishi asnjë punë zikaltërve.

Por sërish Asllani nuk mbetet i qetë teksa ecën në rrugë.

“Nëse mua nuk më kujtohet më ky rast, janë të tjerët që më bëjnë të mendoj për të. Kur eci në qytet ose në rrugë, gjithmonë është dikush që ma kujton, jam pak i mërzitur në fakt.

Por e pranoj që nuk kam fjetur për katër ditë, i kalova netët duke parë atë rast.

Doja t’ia jepja topin Mkhitaryan në fillim, ua siguroj këtë”, tha Asllani.

Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, Kristjani u shpreh për mediat italiane: “Më është dukur më e drejtë të luaja për Shqipërinë që të respektoja origjinën time, pa i hequr asgjë Italisë, pjes e së cilës ndihem. Në fund të fundit, janë dy popuj vëllezër dhe kjo është një gjë e bukur”, tha Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat