Abdullahu konfirmon largimin

Futboll

Abdullahu konfirmon largimin

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:16
Abdullahu konfirmon largimin nga BvK

Ismaili Abdullahu përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin e tij nga BvK Konjare. Mbrojtësi dhe stoperi te BvK luajti një gjysmësezon.

Abdullahu ka falënderuar klubin, duke i uruar suksese.

“Faleminderit nga familja madhe e BVK-së. Paçit suksese në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Abdullahu.

Gjatë këtij edicioni, 30-vjeçari i ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet si titullar.

Edhe pse që tani ka oferta nga skuadra të ndryshme, Abdullahu nuk dëshiron të zbuloj asnjërën prej tyre/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat