Drejt largimit

Futboll

Drejt largimit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:57
Donny van de Beek

Donny van de Beek drejt largimit nga “Old Trafford”, Interi në sulm për 25-vjeçarin!

Përshtatja në “Old Trafford”, nuk ka qenë e lehtë për mesfushorin hollandez Donny van de Beek, i cili edhe pse është afruar në rradhët e Manchester United prej më shumë së 2 vjetësh, ende nuk e ka gjetur hapësirën e një vendin stabël në formacionin titullar.

Sipas mediave spanjolle, “tulipani” pritet të largohet nga Anglia dhe destinacioni më i mundshëm është Interi.

Marotta dhe Ausilio nuk do ta kenë të lehtë afrimin e hollandezit në merkaton e janarit për çështje financash, por me reduktimin e kontratës gjatë stinës së verës, “zikaltrit” mund të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat