De Jong dritë nga bunkeri

Futboll

De Jong dritë nga bunkeri

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 14:21
De Jong dritë nga bunkeri

Argjentina e kaloi Kupën e Botës duke sulmuar fortesat: Arabinë Saudite, Meksikën, Poloninë dhe Australinë. Të gjitha këto kombëtare kanë ndryshuar mënyrën e lojës për t’u mbrojtur pak më shumë. Sot, të besuarit e Skalonit do të sulmojnë Holandën, një nga kështjellat më të fortifikuara të turneut: vetëm dy gola të pësuar.

Një strukturë bunkeri: tre qendërmbrojtës, dy mbrojtës të krahut, një mesfushor si De Ron, i cili shpesh është mbrojtës në Atalanta. Kartëvizita e ‘dhelprës’ Van Gal: asnjëherë i mundur para penalltive në njëmbëdhjetë ndeshjet botërore që ka drejtuar.

Është e qartë se një hapës mbrojtjesh si Leo Mesi, i cili tashmë ka shpërthyer tri prapavija, do të jetë sërish rreziku numër 1.

Por edhe rikuperimi i mundshëm i Di Marias do të ishte shumë i çmuar, sepse 34-vjeçari di të rrëshqasë në hapësira të ngushta. Për trajnerin Skaloni, i cili nuk ka një karrierë 20-vjeçare pas vetes si Van Gali, por ka filluar të stërvisë vetëm katër sezone më parë, është një lloj teze diplome. Në ‘diskutimin’ e tij ai do të duhet të tregojë se di të thyejë kundërsulmet portokalli me të cilat Holanda do të ushqehet, duke filluar nga ato në Dumfrisit, shkatërrimtar ndaj Shteteve të Bashkuara (një gol dhe dy asiste).

Një rrezik sepse Di Maria vështirë se do të vrapojë pas tij kur argjentinasit të mos jenë në zotërim të sferës. Por po me aq shumë vëmendje, anësori i Juventusit, do të ndiqet edhe Frenki de Jong, elementi i pazëvendësueshëm i Van Galit. Mesfushori i Barcelonës është shumë i aftë në vjedhjen e topit dhe në depërtimet vertikale të finalizuara me goditje. Argjentina favorizohet për cilësinë, por jo aq shumë. Sidomos nëse duhet të heqë dorë nga fari De Paul, i cili nuk u stërvit dje.

PO DE JONG? – Në këto kushte të dyja skuadrat do të kapen pas fantazisë e shprehur në mënyra të ndryshme nga dy lojtarë po aq të ndryshëm. Di Maria ka driblimet dhe asistet partiturat kyçe të repertorit, ndërsa holandezi me regjinë e tij do të mundohet të nxjerrë jashtë loje Mesin me shokë. Dritë në manovër apo thyerje hapësirash? Në këta terma Holandë-Argjentinë premton spektakël, pa harruar që secila skuadër ka të paktën 10 kampionë të tjerë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat