Mbappe “mbret” në Kupën e Botës

Futboll

Mbappe “mbret” në Kupën e Botës

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 14:24
Mbappe “mbret” në Kupën e Botës

Kylian Mbappe është deri më tani ylli i Kupës së Botës në Katar, duke qenë golashënuesi më i mirë. Sulmuesi i Francës, ka shënuar 5 gola, më shumë se të gjithë të tjerë, por ka dhe statistika të tjera që e bëjnë të frikshëm.

Mbappe është futbollisti më i mirë në driblime, pasi deri më tani ka kompletuar 13 të tillë, duke qenë disi i shkëputur nga lojtarët e tjerë. Në vendin e dytë janë plotë tri lojtarë: Di Maria, Boufal dhe Messi.

Sulmuesi i “gjelave” ndërkohë qëndron në krye edhe të futbollistëve që kanë prekur më shumë topin në zonën e kundërshtarëve.

Mbappe ka prekur 46 topa në zonën e rivalëve në 4 ndeshje që ka luajtur, duke lënë pas Messi me 30 të tillë. Perishiq qëndron në vendin e tretë i pasuar nga Raphinha dhe Vinicius Junior..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat