Planifikon operacionin e bujshëm

Futboll

Planifikon operacionin e bujshëm

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:03
Planifikon operacionin e bujshëm

Cristiano Ronaldo është gjithmonë në qendër të vëmendjes, për mirë dhe për keq. Ylli portugez nuk po kalon një moment shumë të mirë prfoesional pavarësisht se Portugalia e tij po paraqitet shumë mirë në Kupën e Botës.

Megjithatë, vendimi i trajnerit Fernando Santos për ta lënë në stol në ndeshjen e 1/8-ave të Botërorit kundër Zvicrës, të fituar 6-1 nga portugezët, nuk është pritur shumë mirë nga CR7.

Gjitashtu, së herë fituesi i Topit të Artë ka mbetur pa ekip edhe pas largimit të bujshëm nga Manchester United dhe e ardhmja e tij mbetet akoma e paqartë.

Ofertat nga MLS dhe nga Arabia nuk mungojnë, por Ronaldo duket se ka dëshirë të vazhdojë të luajë në Europë dhe mundësisht te një skuadër që luan në Champions League.

Sipas El Nacional, Milan duket se është gati të provojë ta marrë lojtarin në Itali me kosto zero nëse do të shitej Rafel Leao në merkaton e janarit.

Operacioni duket se po organizohet nga Jorge Mendes, menaxheri i të dy lojtarëve, që duhet të bindë kuqezinjtë të përmbushë kërkesat e larta ekonomike të CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat