Shkakton zemërim

Futboll

Shkakton zemërim

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:11
Shkakton zemërim

Tifozët kanë kritikuar ashpër parashikimin ‘arrogant’ të Rafael van der Vaart për Përfaqësuesen e Holandës për ndeshjen çerekfinale kundër Argjentinës.

Holanda përballet me Argjentinën e Lionel Messit për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës “Katar 2022”, me Van der Vaart të sigurt për një fitore ‘të lehtë’ të kombëtares së tij.

Ai ka mbështetur skuadrën e Louis van Gaal për të mposhtur kombëtaren Albiceleste, duke parashikuar një fitore 3-0 ndaj ekipit të Messit.

“Messi e tregoi veten edhe një herë në këtë turne, por djemtë rreth tij nuk janë aq të mirë”, ka thënë fillimisht Van der Vaart për OP1.

“Do të jetë e lehtë! 3-0 fiton Holanda”, u përgjigj holandezi kur u pyet për parashikimin e rezultatit.

Natyrisht, parashikimi i guximshëm i Van der Vaart zemëroi fansat në internet, me disa njerëz që e cilësuan ‘arrogant’.

“Aq sa njerëzit i urrejnë anglezët për “arrogancën” e tyre, holandezët janë me të vërtetë kombi më arrogant, veçanërisht për një vend që nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës”, shkroi një përdorues i Twitterit, shkruan Telegrafi.

“Unë nuk jam një tifoz i Argjentinës, por sa dua që ata t’i përulin këta djem…”, shkroi një tjetër tifoz.

“Mezi pres të shoh Van Der Vaart dhe pjesën tjetër të mediave holandeze të hanë fjalët e tyre nesër” dhe “Sa shumë po flasim, ata do të humbasin kaq keq”, ishin disa komente tjera të tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat