Macron në Katar për Francën

Futboll

Macron në Katar për Francën

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:19
Macron në Katar për Francën

Presidenti francez Emmanuel Macron do të jetë në Doha nesër në mbrëmje për të mbështetur kombëtaren e vendit të tij, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Marokut.

Lajmin e konfirmoi vetë kreu i shtetit, që dha se kjo vizitë e tij ishte e planifikuar dhe do të jetë në mbështetje të skuadrës.

Edhe më herët, Macron kishte deklaruar se do të udhëtonte për në botëror nëse Franca do të shkonte në gjysmëfinale e finale. Kjo vizitë ka sjellë polemika nga opozita, për shkak të kushteve të vështira të punës dhe kritikat e ngritura për shfrytëzimin e emigrantëve në Katar para botërorit. Macron sqaron se bëhet fjalë për një vizitë disaorëshe për të mbështetur skuadrën dhe jo për të bërë politikë.

“Bëhet fjalë për të mbështetur “blues” në atë që konsiderohet një moment i rëndësishëm për sportin francez dhe për miqësinë franko-marokene.

Për presidentin është e rëndësishme prania e tij, për të mbështetur lojtarët, që kanë nevojë për një suport nga të gjithë”, tha këshilltari i Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat