Lajm i mirë për Deschamps

Futboll

Lajm i mirë për Deschamps

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 14:19
Lajm i mirë për Deschamps

Lajm i mirë për Didier Deschamps përpara gjysmëfinales së sotme kundër Marokut.

Përmirësohen Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, që munguan në stërvitjen e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Noel Le Graet, i ka qetësuar të gjithë francezët, duke deklaruar: “Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip apo ftohje është mirë këtë mëngjes”.

Të dy ka të ngjarë ta nisin si titullar sfidën ndaj Marokut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat