Nag një portier rezervë për pjesën më të madhe të karrierës së tij, ngritja e Martinez në krye gjatë viteve të fundit ka qenë magjepsëse për t’u parë dhe Argjentina ka qenë përfituesja kryesore.
Duket sikur shumë vite më parë Martinez hyri për të zëvendësuar Bernd Leno e dëmtuar tek Arsenali, por që aty vuri në lëvizje “rrotat” dhe nisi ngjitjen për t’u bërë portiere kryesor i Aston Villa dhe kombëtares bardhekaltër.
Dhe pasi ka luajtur një rol masiv në triumfin e Argjentinës në Kupën e Amerikës, verën e kaluar, nuk duhet të habitemi kur e shohim atë duke tërhequr heroizmat mbi vete edhe një herë në “Katar 2022”.
Kur Lionel Scaloni kishte më shumë nevojë për të, ia doli mbanë, duke i shpëtuar argjentinasit me një paraqitje të bujshme te penalltitë, në çerekfinale kundër Holandës. Ashtu siç e kishte treguar në Kupën e Amerikës, Martinez është i jashtëzakonshëm kur përballet me goditjet nga pika e bardhë. Pritjet e goditjeve të Virgil van Dijk dhe Steven Berghuis mbajtën gjallë ëndrrat e Lionel Messit me shokë.
Megjithëse nuk kishte aq shumë dramë dhe rrezik në fitoren mjaft të rehatshme të Argjentinës në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, kjo nuk do të thotë se Martinez ishte më pak i rëndësishëm.
Në fakt, ne mund të ndihemi shumë të sigurt për këtë fakt në dritën e pamjeve të tunelit të stadiumit në fund të pjesës së parë ndaj kroatëve.
30-vjeçari mund të shihet duke folur me shokët e tij të skuadrës, pasi ishin 45 minuta larg arritjes së finales së dytë të Kupës së Botës në 8 vite,, dhe pikërisht ajo që ai tha është kuptuar. Sipas Roy Nemer, i cili raporton për kombëtaren e Argjentinës, Martinez tha: “Djema, ata do të duhet të më vrasin mua për të shënuar një gol. Ne nuk japim asgjë, nuk japim asgjë”.
Dhe ja ku vjen tashmë deklarata e tij e fortë si kundërpërgjigje indirekte pë rata që thonë se FIFA do t’ia japë Botërorin e këtij viti Lionel Messit. Një paragjykim që nuk iu pëlqen aspak amerikano-jugorëve, të cilët tashmë mendojnë për finalen e 18 dhjetorit kundër Francës.
Finale në të cilën duhet të dalin sërish në pah aftësitë e Martinez, që nënvizon: “Jemi në finale dhe shumë të lumtur. Për fat të keq kemi dëgjuar të thuhen shumë gjëra kundër nesh, të gjithë duan që të mos fitojmë. Finalja e këtij Botërori nuk është vetëm kundër Francës. Në fakt është Argjentina që do të luajë kundër gjithë botës”.