Trajneri Regragui: Kërkojmë podiumin, kthehemi në shtëpi me medalje

Futboll

Trajneri Regragui: Kërkojmë podiumin, kthehemi në shtëpi me medalje

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 14:45
Trajneri Regragui

Maroku sfidon Kroacinë të shtunën për vendin e tretë në Botëror, me trajnerin Walid Regragui që në konferencën për shtyp thekson se lojtarët e tij kanë ende uri për të fituar ndeshje dhe se objektivi tashmë është të kthehen në shtëpi me medalje.

“Jemi të zhgënjyer për faktin që nuk mund të luajmë në finalen e madhe, por është një vend i tretë të cilin duhet ta përvetësojmë dhe të ngjitemi në podium për ta mbyllur në mënyrën e duhur turneun.

E dimë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por na duhet vendi i tretë edhe për të përmirësuar renditjen tonë në klasifikimin e FIFA-s.

Lojtarët kanë ende uri dhe do të ishte bukur nëse kthehemi në shtëpi me medalje.

Duke fituar ndaj Kroacisë, do të bëjmë që skuadrat afrikane të ëndërrojnë edhe më shumë. Kemi një organikë të mirë dhe kam besim total te futbollistët e mi, kushdo që të aktivizohet do të japë maksimumin në fushë”, u shpreh Regragui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat