Xavi Hernandez e ka bindur

Futboll

Xavi Hernandez e ka bindur

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
Xavi Hernandez e ka bindur

Prej disa kohesh tashmë, Sergi Busquets i ka bërë të qarta idetë e tij dhe në fund të sezonit pritet një largim i mundshëm i veteranit të mesfushës së Barcelonës drejt kampionatit amerikan të futbollit (MLS) e më konkretisht tek ekipi i David Beckham, Inter Miami.

Mirëpo, sipas mediave spanjolle tekniku Xavi do të përpiqet të bindë Sergi Busquets të qëndrojë te Barcelona. Sipas prestigjiozes “As”, trajneri i Barcelonës do të takohet me mesfushorin në ditët në vijim për të mësuar se cilat janë planet e tij për të ardhmen. Të gjithë në klub, nga lojtarët te drejtuesit, mendojnë se Sergi dëshiron të largohet në verë kur i skadon kontrata aktuale me Barçën.

Trajneri do t’i kërkojë mesfushorit të kalojë edhe një sezon te Barcelona. Nëse Busquets refuzon, atëherë Xavi do t’i kërkojë atij të qëndrojë në klub të paktën deri në janarin e ardhshëm dhe vetëm më pas të shkojë në Inter Miami , pasi sezoni i MLS -së fillon në dimër…

Një produkt për të rinjtë e Barcelonës, ai fitoi tetë tituj të ligës spanjolle, gjashtë Superkupa spanjolle, shtatë Copa del Rey, tre Liga të Kampionëve të UEFA-s, tre Superkupa të UEFA-s dhe tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s me Blaugranat.

Me kombëtaren spanjolle ka marrë pjesë në katër kampionate botërore (2010, 2014, 2018 dhe 2022), tre kampionate evropiane (2012, 2016 dhe 2020) dhe dy Kupa të Konfederatave (2009 dhe 2013).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat