Zbulohet oferta e Galatasarayt për Rashicën

Futboll

Zbulohet oferta e Galatasarayt për Rashicën

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 13:03
Rashica

Galatasaray është duke e menduar çdo mundësi apo rrugë që çon drejt blerjes së kartonit të Milot Rashicës.

Gjiganti turk është i kënaqur me kontributin dhe me paraqitjet e yllit të Kosovës.

Vushtrriasi e nisi zbehtë jetën e re në Stamboll, por me kohë u ambientua dhe më pas i bindi drejtuesit e klubit.

Galatasaray po planifikon ta shesë futbollistin Mustafa Muhammed, nga i cili mund t’i përfitojë 6 milionë euro.

E më pas, të vihet në ofanzivë për ta blerë përfaqësuesin kosovar, të cilin e huazoi nga Norëich City në fund të verës.

Sipas mediave turke, klubi Verdhekuq do të ulet në tavolinë me drejtuesit e klubit anglez për të diskutuar rreth blerjes së kartonit të ish-futbollistit të Werder Bremenit.

Gjithnjë sipas mediave turke, Galatasaray do t’i ofrojë 5 milionë e 750 mijë euro për futbollistin ofanziv.

Mbetet të shihet nëse Norwichi, i cili sezonin e kaluar ra në Championshipin anglez, do ta pranojë ofertën e klubit turk.

Rashica ka thënë se ndihet mjaft i kënaqur në Stamboll dhe se do të donte ta vazhdojë karrierën në Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat