Ndahet me Llapin

Futboll

Ndahet me Llapin

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:58
Bujar Idrizi

Futbollisti Bujar Idrizi ndahet me Llapin e Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës. 

Lajmi bëhet i ditur nga futbollisti.

“Faleminderit për gjithçka shtëpia ime e dytë, KF Llapi!

Të dashur familjarë, miq, trajnerë e bashkëlojtarë!

Rrugëtimi im si Kapiten dhe futbollist i skuadrës së zemrës sime, Llapi po përmbyllet pasi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosovës dhe do i bashkangjitem familjes sime në Gjermani.

Një rrugëtim i gjatë, sfidues, me sakrifica, lot e suksese po merr fund, por krenar me të gjitha arritjet që i patëm gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare e gjysmë së bashku.

KF Llapi do mbetet përherë shtëpia ime e dytë, pasi me emocion, dinjitet e krenari kam udhëhequr një "ushtri" të tërë bardhekaltër për gjatë kësaj kohe duke mos kursyer asnjëherë asgjë nga vetja ime.

Nuk kam se si mos t'i falënderoj ata që u bënë shkas që unë të udhëheq skuadrën e zemrës si Kapiten e ata janë drejtuesit e klubit, Presidentin Beqir Batatina, drejtorët Amrush e Bejtush Batatina dhe falenderim të madh nga zemra njeriut që nuk kursen asgjë nga vetja për këtë ekip dhe këtë qytet, përkrahësin dhe arkitektin e një Llapi Evropian, trajnerin historik Tahir Batatina.

Nuk mund t'u mbes borxh dhe pa i falënderuar gjithë trajnerët që pata rastin të punoj me ta, administratën e klubit, ekonomët, fotografin dhe bashkëlojtarët e mi që më respektuan dhe më dhanë besimin t'i udhëheq në sfidat tona.

Faleminderit qytetit të Podujevës, tifozëve llapjanë “Legjendat” dhe çdo qytetari llapjan që na mbështetën pa rreshtur edhe kur nuk kishim rezultate, suksese e trofe.

Jam krenar që si Kapiten i ekipit arritëm të fitojmë dy herë Kupën e Kosovës, një herë Superkupën dhe pas 89 viteve themelim t'ia sigurojmë klubit daljen në arenën ndërkombëtare.

Faleminderit mediave, televizioneve dhe gjithë gazetarëve për raportet korrekte që kishim gjatë gjithë kohës.

Po largohem me kokën lartë dhe me shpresën se një ditë do ta përfaqësoj sërish ekipin tim të zemrës.

Mirëupafshim dhe faleminderit të gjithëve!

Me respekt dhe dashuri, Kapiteni Bujar Idrizi 4”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat