Roma gaboi

Futboll

Roma gaboi

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 18:27
Roma gaboi

Roma ende nuk e ka zgjidhur çështjen “Karsdorp”, por siç kuptohet edhe nga fjalët e përfaqësuesit ligjor të futbollistit, holandezi nuk do të kthehet në kryeqytetin italian:

“Siç e dimë, nuk ekzistojnë kushtet që djali të qëndrojë, me vlerën e kartonit gjithashtu të amortizuar. Kjo histori lindi nga një qëndrim paksa i gabuar i Mourinhos. Të cilësosh një lojtar tradhtar është diçka e rëndë dhe klubi nuk ka marrë masa për të ftohur gjakrat”.

Duke folur për “Calciomercato.it”, avokati Salvatore Civale vazhdon:

“Kur thëniet e këtij lloji vijnë nga një personazh i kalibrit dhe famës së Mourinhos, fatkeqësisht krijohet një atmosferë armiqësore rreth lojtarit. Portugezi nuk e përmendi kurrë emrin e Karsdorpit, por Tiago Pinto e konfirmoi në ditët në vijim me disa deklarata.

Dhe, në çdo rast, kur një futbollist e gjen veten në shtëpi me 40-50 tifozë që e shtyjnë të largohet, nuk ka rëndësi nëse Mourinho ka treguar emrin e lojtarit apo jo, çështja është se çfarë klubi bëri për të mbrojtur lojtarin, kjo është një pikë që duhet sqaruar. Lojtari duhet të mbrohet.”

Sa i përket së ardhmes së lojtarit, Civale, theksoi;

“Roma nuk ka ndërmend ta falë, kjo është e qartë, kështu që do të shohim. E di që duan ta shesin sa më shtrenjtë, po do të janë të detyruar ta japin me kushte të caktuara".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat