Strakosha lë pas dëmtimin

Futboll

Strakosha lë pas dëmtimin

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:18
Strakosha

Tomas Strakosha është rikthyer nga dëmtimi që pësoi me Brentfordin pak muaj më parë.

Portieri i Kombëtares shqiptare u lëndua në kyçin e këmbës gjatë pritjes së një penalltie ndaj shokut të skuadrës në një seancë stërvitore.

Tashmë ai është i gatshëm 100 % për klubin anglez dhe në ndeshjen e fundit ndaj Liverpulit, ku ekipi i Strakoshës fitoi 3-1 portieri ishte në stol.

Sa i përket aktivizimit, ky është një shqetësim tjetër, pasi Raja nuk ka ndërmend të lëshojë vendin, çka me shumë gjasa do të sjellë një lëvizje në muajin janar.

Ashtu siç u shpreh edhe menaxheri i tij, Strakosha duhet të gjejë një ekip tjetër, pasi nuk ka marrë minuta, ndërkohë në mediat angleze raportohet se portieri mund të huazohet në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat