Atletico përballet me Barcelonën, formacionet

Futboll

Atletico përballet me Barcelonën, formacionet

Më: 8 janar 2023 Në ora: 20:35
Atletico përballet me Barcelonën, formacionet

Pas gjysmë hapit fals kundër Espanjolit dhe kualifikimit mes drithërimave në Kupën e Mbretit, sot vjen dhe prova e parë e vërtetë për Barcelonën. Do të jetë prova e parë e zjarrit për katalanasit, të cilët do të jenë të ftuar në Madrid përballë Atletikos.

Nga të gjithë është etiketuar si prova e parë e zjarrit, jo vetëm sepse luan përballë një rivali që të gjithë e njohin kush është. Por edhe për faktin, se trajneri Ksavi nuk do të ketë shërbimet e golashënuesit më të mirë në La Liga, Robert Levandovski. Polaku është pezulluar me tri takime pas kartonit, ndërkohë që tekniku i skuadrës katalanase ka preferuar Ansu Fati si “9” fals në këtë duel.

Deri më tani, Leva kishte humbur vetëm 2 takime gjatë sezonit. Fillimisht ishte lënë pushim në ndeshjen e fundit në fazën në grupe në Champions, kundër Pilzenit – kur llogaritë ishin mbyllur, me Barçën të eliminuar – dhe këtë mesjavë, kur polaku nuk luajti në takimin e Kupës së Mbretit përballë Intersitit. Por tani, Leva do të jetë i detyruar të qëndrojë pushim.

FORMACIONET ZYRTARE:

Atletiko Madrid (4-4-2): Oblak; Molina, Saviç, Himenez, Reinildo; Jorente, Koke, Rivas, Karasko; Grizman, Zhoa Feliks. Trajner: Simeone.

Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen; Kunde, Araujo, Kristensen, Balde; De Jong, Buskets, Gavi; Dembele, Ansu Fati, Pedri. Trajner: Ksavi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat