Merr fund dilema

Futboll

Merr fund dilema

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:31
Merr fund dilema

Ditën e djeshme u raportua se Chelsea kishte arritur një marrëveshje verbale me yllin portugez të Atletico Madrid, Joao Felix. Marrëveshja që Chelsea po përpiqej të realizonte ishte një huazim deri në fund të sezonit për shifrat e 11 milionë eurove.

Tashmë, e gjitha ka mbaruar. Pas marrëveshjes verbale mes palëve, ka ardhur edhe konfirmimi për këtë huazim, Chelsea do të paguaj Atletico Madrid 11 milionë euro dhe gjithashtu do të mbulojë pagën e Felix totalisht.

Para se të niset për në Londër, Joao Felix do të rinovojë kontratën e tij me klubin spanjoll deri në vitin 2027.

Talenti luzitan do të niset drejt Londrës në orët në vazhdim për të kryer vizitat mjekësore dhe të vendosë firmën e tij mbi letrën e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat