Felix shumë pranë Chelseat

Futboll

Felix shumë pranë Chelseat

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:37
Felix shumë pranë Chelseat

Felix shumë pranë Chelsea, Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e portugezit te Barça!

Atletico Madrid po kërkon që tani zëvendësuesin e Joao Felix, që në orët e ardhshme pritet të transferohet te Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Për të plotësuar boshllëkun e lënë në repartin e avancuar nga portugezi, “Colchoneros” po negociojnë me Barcelonën për të marrë në huazim për 6 muaj Memphis Depay.

Është “Cadena SER” ajo që shkruan se bisedimet mes klubeve janë në rrugë të mbarë dhe holandezi, që nuk po gjen shumë hapësira te skuadra blaugrana, mund të provojë një eksperiencë të re në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat