Ceferin, kundër FIFA-s për zgjerimin e Botërorit

Futboll

Ceferin, kundër FIFA-s për zgjerimin e Botërorit

Më: 13 janar 2023 Në ora: 23:29
Ceferin, kundër FIFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, gjatë një vizite në kryeqyteti e Serbisë, Beograd, ku ishte i ftuar në prezantimin e një programi të ri televiziv sportiv, foli për triumfin e Argjentinës në Katar, me Francën dhe Kroacinë, dy përfaqësueset europiane, qe e mbyllin eventin në vendin e dytë dhe të tretë.

“Edhe pse për herë të parë që nga viti 2002 një vend joevropian fitoi Kupën e Botës, në turneun e fundit dominuan ekipet kombëtare evropiane, duke zënë vendin e dytë dhe të tretë.

Futbolli evropian është përpara të tjerëve, duke pasur konkurrencë vetëm nga Brazili dhe Argjentina, por edhe lojtarët e këtyre skuadrave luajnë në Evropë”.

Ceferin më pas dha opinionin e tij mbi zgjerimin e mundshëm të pjesëmarrjes në Botërorin e ardhshëm, duke u pozicionuar kundër FIFA-s.

“Është problem i FIFA-s, por për mendimin tim cilësia do të bjerë. Do të ketë më shumë ndeshje më pak interesante. Por ky nuk është problem i UEFA-s. Pikërisht për këtë Kampionati Evropian është më cilësori i botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat