Humbja me Barcelonën e nervozoi

Futboll

Humbja me Barcelonën e nervozoi

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:27
Ancelotti

Skuadra e Real Madridit është mposhtur në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona.

Pas ndeshjes u përfol shumë për atmosferën e prishur brenda dhomave të zhveshjes së Real Madridit.

Carlo Ancelotti ka vendosur që të largojë katër lojtarë nga klubi, të cilët po i numërojnë ditët dhe orët e fundit në këtë klub.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Avar Odriozola, portierin Jesus Vallejo, sulmuesin Mariano Diaz dhe ndër ta më të njohurin Eden Hazard.

Të katër ata do të duhet të gjejnë një klub të ri deri në fund të janarit sepse Ancelotti u tha drejtpërdrejt se nuk ka vend për ta në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat