Skriniari tradhton Interin

Futboll

Skriniari tradhton Interin

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:35
Skriniari

Ndërsa ai refuzoi një ofertë të re për rinovim të kontratës nga Interi, mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar në fund të kontratës së tij aktuale në qershor, i ka dhënë fjalën PSG-së që do të kalojë në “Parc des Princes” gjatë kësaj vere, raporton “L’EQUIPE”.

Sagës së Skriniar pritet t’i vjen fundi, pasi që mbrojtësi sllovak ka refuzuar rinovimin e kontratës te Interi vetëm për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain, raporton KosovaPress.

PSG e kërkon me ngulm Skriniarin që nga vera e kaluar, ku është transferimi prioritet i Luis Campos. Oferta e PSG prej 55 milionë eurove gjatë verës për Skriniar u refuzua nga Interi.

Interi shpresonte që do ta bind Skriniarin të rinovojë kontratën e tij, por që mbrojtësi sllovak ka refuzuar të gjitha ofertat nga “Nerazzurët”.

Skriniar pritet t’i bashkohet PSG-së gjatë merkatos verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat