Polemika pas dënimit të Juventusit

Futboll

Polemika pas dënimit të Juventusit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:57
Polemika pas dënimit të Juventusit

Juventusi është dënuar me zbritje të 15 pikëve në kampionat, si dhe në pezullime në rang drejtuesish për shkak të plusvalencave.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-mesfushori i “Zonjës së Vjetër”, Klaudio Markizio, i cili hap polemika me postimin e tij në “Tëitter”. Ish-lojtari italian shkruan se plusvalencat përdoren nga të gjitha klubet, por dënimi vjen vetëm për Juventusin.

“Thuhen plusvalenca:

Në gjuhën ekonomike, një rritje në vlerë, një ndryshim pozitiv midis dy vlerave të së njëjtës së mirë, referuar momenteve të ndryshme.

Nga kjo mbrëmje do të shtoja gjithashtu se vetëm Juventusi është i sanksionuar, edhe nëse përdoret nga të gjitha klubet“, ka reaguar Klaudio Markizio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat