Zbulohet skuadra e re e Redon Xhixhës

Futboll

Zbulohet skuadra e re e Redon Xhixhës

Më: 21 janar 2023 Në ora: 22:39
Redon Xhixha

Redon Xhixha do të jetë futbollisti më i ri i Qarabagut. Mediat në Azerbajxhan kanë publikuar lajmin se palët kanë arritur marrëveshjen dhe ai do të jetë goditja e dytë në merkato për Qarabagun.

Skuadra nga Azerbajxhani ka arritur një marrëveshje me Tiranën, ku nga shitja e sulmuesit do të përfitojë 550 mijë euro.

Me shumë mundësi, sfida e sotme ndaj Bylisit ka qenë e fundit me fanellën e Tiranës për Redon Xhixhën.

Ai do të vazhdojë karrierën e tij në Azerbajxhan, ku me klubin e Qarabag më parë ka qenë pjesë edhe një tjetër ish-lojtar i Kombëtares, Ansi Agolli.

Xhixha aktualisht është golashënuesi më i mirë i “Abissnet Superiore” me 11 gola të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat