FFK-ja miraton Statutin e ri

Futboll

FFK-ja miraton Statutin e ri

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:34
FFK-ja

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka miratuar Statutin e ri.

Me 48 vota për FFK-ja është bërë me statut të ri, ndërsa një delegatë ka abstenuar, kurse pesë të tjerë e lëshuan mbledhjen në shenjë pakënaqësie me përmbajtjen e këtij statuti.

Të pakënaqurit edhe në kuvend thanë se ky statut ka përmbajtje skandaloze dhe se i shërbejnë vetëm kryetarit aktual Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas tyre me këtë statut nuk do të mund të kandidojnë për kryetar e KE as figurat e futbollit në të ardhmen si ajo e Besnik Hasit, Lorik Canës, Ardian Koznikut e yje apo biznesmenë të tjerë.

Ata i kanë thënë në sy kryesisë së FFK-së se statuti i përgatitur nga ta lëre që është përpiluar në shpërputhje me rregullat, por nuk do t’i kontribuojë as procesit të licencimit nga ana e Ministrisë.

Ata janë shprehur të bindur se komisioni i Ministrisë së Sportit nuk do ta licencojë sërish FFK-së pas ndryshimeve të bëra në statut nuk i përmbushin vërejtjet që i kishte dhënë ky komision

Në anën tjetër, Agim Ademi dhe Taulant Hodaj kanë thënë se statuti është përpiluar me ekspertë te UEFA-s dhe FIFA-s me qëllim të licencimit nga ana e MKRS-së.

Edhe pse disa delegatë u ankuan se nuk kanë pasur afat për t’i dërguar propozimet dhe sygjerimet e tyre për përfshirje në këtë statut, Ademi vazhdimisht është arsyetuar në kuvend se ato mund t’i bëjnë pas miratimit të statutit, në mënyrë që FFK t’i shqyrtojë në të ardhmen.

Kuvendi edhe kësaj here është mbajtur në një ambient të zymtë brenda selisë së FFK-së ku delegatët ishin shumë afër njëri-tjetrit me distancë shkaku i hapësirës së ngusahtë. Ndërsa mediat nuk janë lejuar të marrin fare pjesë së kuvend, ndonëse pjesëmarrjen e tyre në kuvend e ka kërkuar mbrëmë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat