Xavi: Jemi në formë të mirë

Futboll

Xavi: Jemi në formë të mirë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:25
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández në prag të duelit me Gironën ka folur për formën e skuadrës së tij, teksa është shprehur i lumtur me atë çfarë po tregon Barça kohët e fundit.

“Jam i shqetësuar pasi ndeshjet nuk po i mbyllim me kohë, por fatmirësisht po i fitojmë dhe kjo është e rëndësishme.

Jemi në formë të mirë, vetëm krahasoni periudhën ku ishim dhe ku jemi tash.

Jemi liderë në La Liga dhe kemi fituar një titull dhe jemi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit”, ka theksuar Xavi.

Ai tutje ka thënë se ka ende gjëra për t’u përmirësuar, porse shumë gjëra janë pozitive. “Duhet ta mposhtim Gironën, sepse kështu fitojmë qetësinë për dy-tri ditë.

Kjo është Barça, e di shumë mirë sepse gjithmonë ka kritika. Nëse nuk e mposhtim Gironën, do të jetë sërish një katastrofë e madhe”, ka shtuar Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat