Simeone: Në kokën time kam ndërmend të punoj me gëzim

Futboll

Simeone: Në kokën time kam ndërmend të punoj me gëzim

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:29
Simeone

Atletico Madrid ka kaluar ulje-ngritje nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone, por kurrë më parë argjentinasi nuk është pyetur kaq shumë për të ardhmen e tij, të cilën edhe ai e sheh me dyshim.

Përpara sezonit, u fol se Los Colchoneros mund të jenë në gjendje të qëndrojë në garë për titull, por kur jemi në gjysmën e rrugës, ata janë 13 pikë prapa liderit Barcelona, pasi kanë luajtur një lojë më shumë.

Eliminimi i mbrëmshëm nga Real Madridi në çerekfinalen e Superkupës së Spanjës dhe eliminimi i hershem nga Liga e Kampionëve ka lëkundur karrigen e trajnerin Simeone.

Real Madridi fiton në vazhdime ndaj Atletico Madridit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

“Jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës, na mbetet i gjithë raundi i dytë për të arritur objektivin. Pastaj në fund të sezonit do të shohim se çfarë i përshtatet më së miri të gjithëve”, ka thënë fillimisht trajneri argjentinas.

Kjo bëri që shumë “veshë të shpohen”, pasi Simeone dukej se vinte në pikëpyetje të ardhmen e tij në klubin madrilen.

Gazeta Marca ka përcjellë komentet e tij, teksa i është kthyer sërish idesë se mund të largohet në fund të sezonit.

“Në kokën time kam ndërmend të punoj me gëzim dhe të jap më të mirën nga dita që kam ardhur deri në ditën që duhet të largohem, ajo ditë që me siguri do të vijë në një moment”, përfundoi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat