Bayerni dënon Serge Gnabryn

Futboll

Bayerni dënon Serge Gnabryn

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:13
Bayerni dënon Serge Gnabryn

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka bërë të ditur se ylli i klubit Serge Gnabry do të ndëshkohet dhe këtë e ka konfirmuar sot edhe trajneri bavarez, Julian Nagelsmann.

Gnabry, përkundër faktit se klubi nuk dinte për këtë, udhëtoi për në “Javën e Modës” në Paris pas ndeshjes kundër Leipzig (1-1). Salihamidzic e cilësoi atë lëvizje si amatore dhe se nuk lejohet në një klub si Bayerni.

Është amatore. Kjo është pikërisht ajo që nuk është Bayern Munich, duke u gëzuar diku kur ke një ditë pushimi”, deklaroi ai.

Salihamidzic u “çmend” për shkak të largimit të futbollistit të Bayern në Javën e Modës në Paris.

“Është një ditë e lirë për të pushuar që të mund të futësh gazin në ndeshjen e radhës. Do të flasim me siguri. Sigurisht që duhet folur”, shtoi Braco i njohur.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp se lojtari do të dënohet.

Ajo që dihet është se Gnabry është suspenduar për një ndeshje dhe nuk do ta fillojë duelin kundër Eintracht, ka konfirmuar Nagelsmann në konferencë për shtyp.

Nuk u diskutua nëse dënimi do të jetë më i gjatë, pasi trajneri i Bayernit konfirmoi se Gnabry nuk do të startojë ndeshjen e radhës të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat