Alimi, Seferi dhe Kadriu në stërvitjen e Bashkimit!

Futboll

Alimi, Seferi dhe Kadriu në stërvitjen e Bashkimit!

Më: 29 janar 2023 Në ora: 20:44
Alimi, Seferi dhe Kadriu në stërvitjen e Bashkimit!

Futbollistët e Bashkimit të Kumanovës, kampion vjeshtor të Ligës së Tretë-Veri të Maqedonisë së Veriut, kanë vazhduar përgatitjet për sezonin pranveror, ndërsa në stërvitjen e sotme janë parë edhe disa figura të reja.

Me zigjelbrit sot kanë ushtruar tre futbollistët e njohur kumanovarë, Armend Alimi, Taulant Seferi dhe Atdhe Kadriu.

Këta dy të fundit janë rritur te Milano e Kumanovës, kurse Alimi është formuar si lojtar te Bashkimi, ndërsa më vonë ka qenë pjesë e ekipit të parë të këtij klubi e më vonë edhe në Milano.

Aktualishtë Alimi është pa klub, Seferi është pjesë e Vorskla Poltavës, ndërsa Kadriu luan me Makedonija GJP.

Pas stërvitjes të gjithë së bashku kanë bërë një foto të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat