Flamurtari përforcon sulmin

Futboll

Flamurtari përforcon sulmin

Më: 31 janar 2023 Në ora: 13:34
Flamurtari përforcon sulmin

Flamurtari vijon merkaton me synimin e vetëm përforcimin e organikës për t’u rikthyer sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Ditën e sotme, vlonjatët zyrtarizuan marrëveshjen me sulmuesin Pedro Augusto.

Braziliani fitoi famë në sezonin e kaluar teksa aktivizohej në radhët e Egnatias në Superiore teksa shënoi shumë gola vendimtarë me fanellën e rrogozhinasve. Megjithatë, tashmë aventurën e tij në Shqipëri do ta rinisë nga një skenë më e vogël për të mbërritur sërish te ajo e madhja.

Ndërkohë, pas firmës me Pedro Augusto numri i lojtarëve brazilianë në radhët e Flamurtarit shkon në nëntë, pa harruar edhe trajnerin Marcello Troisi.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo e datës katër shkurt ndaj Luzit në transfertë, me vlonjatët që aktualisht gjenden në vendin e katërt me 22 pikë, pesë pikë larg kryesuesve të Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat