Ylli i Hollivudit - tifoze e madhe e Arsenalit të Xhakës 

Futboll

Ylli i Hollivudit - tifoze e madhe e Arsenalit të Xhakës 

Nga: K. Goca Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:53
Witherspoon

Ylli i Hollivudit, Reese Witherspoon, është e përfolura për klubin e Premier League, Arsenalin.

Arsenali, skuadra e kapitenit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka një mbështetës të spikatur!

Siç tregon ylli i Hollivudit, Reese Witherspoon në një talk show, ajo dhe familja e saj janë tifoze të klubit londinez. 

E pyetur nga moderatorja Jermaine Jenas, nëse do të dëshironte të investonte në klubin në Angli, ajo tha: "Nëse ka një vend të lirë në Arsenal, djemtë e mi dhe të gjithë të tjerët, do të jenë shumë të lumtur".

Ajo tashmë është duke investuar në MLS, shkruan media zvicerane “Blick”. 

Witherspoon tregon se është edhe tifoze e PSG-së. 

Witherspoon tashmë ka përvojë duke investuar në klube futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat