Paralajmërimi i Agueros

Futboll

Paralajmërimi i Agueros

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:32
Paralajmërimi i Agueros

Në një intervistë të dhënë për Stake.com, siç ka bbërë të ditur Goal, Sergio Aguero ka folur për Premier League dhe në veçanti në lidhje me luftën për titull mes Arsenal-it kryesues dhe Manchester City-n ndjekës.

Pikërisht në lidhje me ish-skuadrën e tij të Qytetarëve, ish-sulmuesi ka thënë: “Të shohim se si do të shkojë Premier League. Ka akoma edhe shumë ndeshje për të luajtur.

“Haaland po shënom shumë gola dhe po vendos shumë rekorde, dhe do të thyejë edhe rekordet e mi. Gjithsesi, me përjashtim të Messi-t, nuk ka asnjë lojtar që ta ndihmojë skuadrën ta fitojë titullin i vetëm”, ka thënë Aguero.

Dhe akoma: “Për këtë arsye them se shumë varet nga City dhe nga loja e skuadrës.

Kanë një organikë të rëndësishëm dhe një staf teknik të përgatitur. Mendoj se do të luftojnë deri në fund”.

Në lidhje me rritjen e kampionatit anglez dhe luftën për titull, ish-sulmuesi argjentinas ka thënë: “Premier League është kampionati më i luftuar ë botë dhe është shumë normale që të shikosh klubet më të mirë që të luajnë për titullin.

“Veçanërisht skuadra si Arsenal-i dhe Manchester United që kanë pësuar ciklet fituese të Wenger dhe Ferguson. City ka fituar 4 nga 5 Premier League e fundit dhe janë akoma ty, të dytët, në pritje. Gjithçka mund të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat