Çfarë ndodh me Hulk?

Futboll

Çfarë ndodh me Hulk?

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:08
Çfarë ndodh me Hulk?

Është folur për këtë edhe në të kaluarën, por tani ka ardhur edhe “konfirmimi” në rrjetet sociale nga Atletico Mineiro. Është e pabesueshme ajo që ndodh me Hulk pas çdo ndeshje, ose pothuajse, të luajtur.

Sulmuesi, në fakt, pëson një humbje peshe të ndjeshme pas çdo ndeshje të luajtur. Flitet për plot 6 kile diferencë mes peshës para ndeshjes dhe asaj pas ndeshjes.

Konfirmimi, siç u tha, ka ardhur nga një video e publikuar në rrjetet sociale nga vetë klubi që ka publikuar imazhet me fokusin te shifrat, të peshës së Hulk-ut.

Futbollisti brazilian, para se të zbriste në fushë për ndeshjen kundër Tombense, peshonte 97.7 kile. Pas ndeshjes, pesha e sulmuesit ka shkuar në 91.9 kilogramë.

Një humbje prej rreth gjashtë kilogramësh në dy orë lojë )diçka më pak), fryt i vrapit të madhe dhe i sforcimit në fushë të atletit, por edhe për shkak të temperaturës 30 gradë në stadiumin Soares de Azevedo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat