Barcelona po provon

Futboll

Barcelona po provon

Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:28
Sofyan Amrabat

Barcelona po përgatit rinisjen për Sofyan Amrabat, ose të paktën po përpiqet.

Siç u theksua nga TMW, pas një refuzimi të mprehtë të Fiorentinës përballë ofertës së huazimit me të drejtën e blerjes të dërguar nga Blaugrana përmes agjentit të mesfushorit maroken, në këto minuta klubi katalanas është në fakt duke negociuar me LaLigan.

Opsioni qe po perpiqet Laporta & Co te perdorin eshte nje përjashtim që mund t’i lejojë kohe te ofroje një huazim me detyrim blerje për t’u ushtruar në verë ne rast se plotesohen disa kushte ta favorshme mes tyre paraqitja, zona Champions ose titulli kampion.

Thelbi qëndron pikërisht në shumën e blerjes, të cilin Barça do të dëshironte ta caktonte midis 35 dhe 40 milionë eurove, por jo pa marrë më parë dritën jeshile nga divizioni i lartë spanjoll, La Liga.

Orë shumë të nxehta për të ardhmen e futbollistit te Marokut. Fjalen e fundit do ta kete pronari i Fiorentina-s, Commisso, per te dhene ose jo driten jeshile. Nderkohe, mesfushori ka biseduar mbreme me Xavi Hernnadez dhe eshte bindur nga projekti katalanas…

Ai ka shkruar sot ne Instagram: “Shko perpara dhe kerkoje! E ardhmja nuk i eshte premtuar askujt” si per te lene per te kuptuar se po ben cmos qe te lirohet nga Fiorentina dhe te firmose me Barcelona-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat